Kreu Ekonomi Përse nuk po shperndahen 900 eurot e premtuar për personat që kanë humbur vendin e punës?

Përse nuk po shperndahen 900 eurot e premtuar për personat që kanë humbur vendin e punës?

nga Flamur Berisha

Zbatimi i masave nga Programi i rimëkëmbjes për 2021, i miratuar të premten, do të varet nga të hyrat buxhetore dhe shfrytëzimi i bilancit bankar.

Zëvendësministri në detyrë i Financave, Agim Krasniqi, ka thënë shkurt se nuk dinë se kur do të bëhet shpërndarja e mjeteve dhe se ajo do të varet nga të hyrat, por edhe nëse do të shfrytëzohet bilanci bankar.

Ligji i rimëkëmbjes është aprovuar më 4 dhjetor në Kuvend, por kostoja e tij nuk është përfshirë në tërësi në buxhetin për 2021.

Aty parashihen vetëm 86 milionë euro për subvencionimin e qytetarëve dhe bizneseve.

Ndërkohë, partitë politike, edhe ato që janë në pushtet, nëpër fushata parazgjedhore po proklamojnë shuma miliardëshe në përkrahje të bizneseve.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni