Të ardhurat bruto nga fitimet në kapital nënkuptojnë fitimin që tatimpaguesi realizon nëpërmjet shitjes apo formave të tjera të tjetërsimit të pasurisë kapitale, duke përfshirë pasurinë e tundshme dhe të patundshme si dhe letrat me vlerë. Nëse shitja e aksioneve rezulton me fitim për mbajtësin e aksioneve, atëherë për qëllime tatimore konsiderohet fitim kapital dhe si i tillë i nënshtrohet tatimit në të ardhura personale.
Deklarimi dhe pagesa e fitimit kapital bëhet me Deklaratën Vjetore-PD nga 1 janar deri me 31 mars të vitit vijues të periudhës tatimore në të cilën është gjeneruar fitimi kapital.