Kreu Ekonomi Po mbahej dasëm në një restaurant, policia e ndërpret dhe ju jep gjobë

Po mbahej dasëm në një restaurant, policia e ndërpret dhe ju jep gjobë

nga Kontabilisti

Rreth orës 18:30, Stacioni policorë në Gjakovë ka pranuar informatë se një familje ka organizuar dasmë me mbi 300 të ftuar në fshatin Hereq të komunës së Gjakovës.

Mirëpo, kjo dasmë e cila po mbahej në restaurantin “Fetaj”, nuk shkoi si duhet pasi Policia ka vepruar se bashku me inspektoret e AUV-it dhe nga ana e tyre është shqiptuar dënim mandator (gjobë), si dhe janë larguar të gjithë mysafirët.

Lajmin për TV Syrin e ka konfirmuar Nysret Xhurkaj, Zëdhënësi për informim i Drjetorisë Rajonale të Policisë për rajonin e Gjakovës.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni