Kreu Ekonomi Policia jep detaje për arrestimin e drejtorit të ATK-së në Gjilan!

Policia jep detaje për arrestimin e drejtorit të ATK-së në Gjilan!

nga Flamur Berisha

Është arrestuar mbrëmë drejtori Rajonal i ATK-së në Gjilan, Alban Qerimi.

Lajmi është konfirmuar përmes raportit 24 orësh të policisë. Policia njofton se gjatë bastisjes në shtëpinë dhe zyrën e punës, janë sekuestruar para të gatshme, dy telefona, një shtëpizë kompjuteri, dy llap-top dhe disa dokumente zyrtare.

“Njësitet policore të Drejtorisë për hetimin e krimeve ekonomike dhe korrupsionit-Prishtinë pas disa veprimeve hetimore në koordinim edhe me Prokurorinë Themelore në Gjilan, me 17.03.2021 kanë arrestuar njërin nga dy të dyshuarit meshkuj kosovar-zyrtar të ATK-së, nën dyshimin se kanë kryer veprën e cekur me lart. Po ashtu, gjatë bastisjes në shtëpitë dhe zyrat e punës së tyre, janë sekuestruar para të gatshme, dy telefona, një shtëpizë kompjuteri, dy llap-top dhe disa dokumente zyrtare. Me vendim të prokurorit, i dyshuari i arrestuar pas intervistimit është dërguar në mbajtje, ndërsa i dyshuari tjetër është liruar në procedurë të rregullt. Rasti vazhdon të hetohet”, thekson raporti.

Arrestimi i tij është konfirmuar nga Prokuroria e Gjilanit.

“Me urdhër të Prokurorisë Themelore në Gjilan, është ndaluar një inspektor i ATK-së, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale Marrja e ryshfetit, ndërsa drejtori i ATK-së është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni