Kreu Ekonomi Policia në aksion: Arreston drejtorin e ATK-së në Gjilan si dhe një inspektor të ATK-së

Policia në aksion: Arreston drejtorin e ATK-së në Gjilan si dhe një inspektor të ATK-së

nga Flamur Berisha

Policia e Kosovës po i vazhdon aksionet e saj që kanë të bëjnë me keqpërdorimin e detyrës zyrtare. Drejtoria për Krime Ekonomike që funksionon në kuadër të Policisë së Kosovës mbrëmjen e sotme ka arrestuar drejtorin rajonal të ATK-së në qytetin e Gjilanit Alban Qerimin si dhe inspektorin e ATK-së Bajrush Bunjakun, mëson IndeksOnline.

Arrestimi i të njëjtëve është bërë pasi të dy këta janë zënë në flagrancë nga ana e policisë për stimulim, raporton  IndeksOnline.

E zyrtarët policor të Kosovës jo rrallë herë organizojnë aksione të tilla ku cak janë zyrtarët shtetëror të cilët në rrethana të ndryshme keqpërdorin detyrën zyrtare.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni