Kreu Ekonomi Portalet po i mashtrojne qytetaret kinse ka mungese te miellit ne Kosovë

Portalet po i mashtrojne qytetaret kinse ka mungese te miellit ne Kosovë

nga Kontabilisti

“M&Sillosi” fabrika për prodhimin e miellit në vend ka njoftuar të gjithë qytetarët se në treg ka mjaftueshëm miell dhe nuk ka nevojë që të bëhet panik.

Këtë reagim e kanë bërë pasi qytetarët pas konfliktit Ukrainë-Rusi janë të shqetësuar edhe për mungesën e miellit.

Në njoftimin e kësaj fabrike thuhet se furnizimi me grurë është i rregullt dhe prodhimi po vazhdon me kapacitete të plota.

“M&Sillosi” zotohet se nuk do të lejojë që tregu i Kosovës të mbetet pa sasinë e nevojshme të miellit për t’i përmbushur nevojat e qytetarëve.

Kjo fabrikë ka thënë se nuk ka arsye që të bëhet panikë, sepse edhe në të kaluarën fabrika “M&Sillosi” së bashku me fabrikat përcjellëse ka arritur që ta furnizojë tregun e Kosovës me miell.

Nuk ka asnjë arsye për panik. Ashtu siç edhe ka ndodhur në të kaluarën, M&Sillosi me brendet e saj Finnesa, Dellino dhe Sofra ka arritur që të furnizojë tregun e Kosovës me sasi të nevojshme të miellit dhe nuk ka lejuar që të mbetet tregu pa furnizime të mjaftueshme për t’i plotësuar nevojat e qytetarëve për miell. Këtë e bëjmë edhe tani dhe do ta bëjmë edhe në të ardhmen”.

Fabrika edhe një herë ka thënë se kapacitetet e saj të prodhimit dhe të deponimit janë të mëdha

“M&Sillosi” u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos bien pre e dezinformatave për këtë çështje

“Njëkohësisht, M&Sillosi kërkon nga të gjithë qytetarët e Kosovës që të mos bien pre e dezinformatave dhe të disa tregtarëve të papërgjegjshëm të cilët arrijnë të përfitojnë nga kjo situatë. Nuk ka nevojë për krijimin e stoqeve të panevojshme nëpër shtëpitë tuaja. Në të gjitha marketet furnizimet me miell vazhdojnë dhe ato do të mbahen të furnizuara me rregull. Nëse të gjithë blejnë përnjëherë është e vështirë të ketë miell tërë kohën. Prandaj, mos bëni panik sepse miell ka mjaftueshëm dhe nuk kemi mungesë të rezervave të grurit”./Zëri

Ju gjithashtu mund të pëlqeni