Kreu Biznes Pranoi ryshfet për subvencione, arrestohet edhe një zyrtar i ministrisë

Pranoi ryshfet për subvencione, arrestohet edhe një zyrtar i ministrisë

nga Kontabilisti
Policia e Kosovës ka arrestuar një person, zyrtar i një Ministrie në Republikën e Kosovës, i cili dyshohet se ka kërkuar dhe ka pranuar ryshfet nga dy biznese aplikuese dhe përfituese të subvencioneve të ndara nga Ministria përkatëse.

Sipas njoftimit të policisë, Sektori për Hetimin e Korrupsionit në Policinë e Kosovës, në koordinim me Prokurorinë Themelore në Prishtinë, pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore ka realizuar një operacion me ç’rast është arrestuar në flagrancë një person mashkull kosovar, i cili dyshohet se ka kërkuar dhe pranuar ryshfet, transmeton lajmi.net.

I

dyshuari është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës dhe me aktvendim të Prokurorit të Shtetit i njëjti është ndaluar për 48 orë.

Kujtojmë se muaj më parë Policia e Kosovës kishte realizuar një aksion në Ministrinë e Bujqësisë ku ishin arrestuar disa zyrtarë të kësaj ministrie dhe ishin konfiskuar një shumë e konsiderueshme e parave gjatë bastisjeve në disa lokacione.

Njoftimi i plotë nga policia:

Sot me datë 11.01.2022, nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit – Sektori për Hetimin e Korrupsionit në Policinë e Kosovës, në koordinim me Prokurorinë Themelore në Prishtinë pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore është realizuar një operacion me ç ‘rast është arrestuar ne flagrancë një person mashkull kosovar, i cili dyshohet se me pozitën që kishte në kuadër të një Ministrie të RKS-së, ka kërkuar dhe pranuar ryshfet shumën e të hollave prej mijëra eurosh, nga dy biznese aplikuese dhe përfituese të subvencioneve të ndara nga Ministria përkatëse.

I dyshuari është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës dhe me aktvendim të Prokurorit të Shtetit i njëjti ndalohet për 48 orë. /Lajmi.net/

Ju gjithashtu mund të pëlqeni