Kreu Financa Pritjes i erdhi fundi. Ne kete date Kuvendi shqyrton tërheqjen e 30% te Trustit

Pritjes i erdhi fundi. Ne kete date Kuvendi shqyrton tërheqjen e 30% te Trustit

nga Kontabilisti

Kryesia e Kuvendi do të mbajë mbledhje të hënën nga ora 11:00.

Në njoftimin e kryesisë thuhet se në rend ditë është edhe shqyrtimi i parë i tërhqjes së Trustit, përcjell Demokracia.com.

“Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-134 për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit nr. 04/L-101 për fondet pensionale të Kosovës, i plotësuar dhe ndryshuar me Ligjin nr. 04/L-115, me Ligjin 04/L-168 dhe Ligjin nr. 05/L-116”, thuhet në njoftim.

Rendi i ditës:

I. Miratimi i procesverbaleve të mbledhjeve të mëparshme të Kryesisë së Kuvendit,

II. Pika e papërfunduar nga Seanca plenare, e mbajtur më 22, 23, 24 shkurt, 16 mars dhe 14 prill 2022:

14. Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-104 për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit nr.03/L-040 për vetëqeverisjen lokale.

III. Pika e papërfunduara nga Seanca plenare, e mbajtur më 24, 25 shkurt, 16 mars dhe 14 prill 2022:

11. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-023 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/L-064 për Festat Zyrtare në Republikën e Kosovës.

IV. Pika e papërfunduar nga Seanca plenare, e mbajtur më 7 dhe 14 prill 2022:

8. Zgjedhja e një (1) anëtari të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës, nga radha e komunitetit serb,

V. Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, e mbajtur më 14, 19 prill, 11 dhe 19 maj 2022:

7. Votimi i Mocionit nga debati parlamentar në lidhje me situatën e sigurisë në vend.

VI. Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, e mbajtur më 5, 11 dhe 13 maj 2022:

5. Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-142 për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që përcaktojnë shumën e beneficionit në lartësi të pagës minimale, procedurat e caktimit të pagës minimale dhe shkallët tatimore në të ardhurat personale vjetore,

6. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-143 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.08/L-066 mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2022,

7. Emërimi i Komisionit për Mbrojtjen e Konkurrencës,

8. Formimi i Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një (1) anëtar të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës, nga komuniteti shqiptar,

9. Debat parlamentar për punën e Qeverisë së Republikës së Kosovës në vitin e parë të mandatit të saj.

VII. Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, mbajtur më 26 maj 2022:

4. Votimi në lexim të dytë i Projektligjit nr. 08/L-033 për provimin e jurisprudencës,

5. Votimi në lexim të dytë i Projektligjit nr.08/L-052 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.05/L-010 për Agjencinë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës,

6. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-070 për Pijet e Forta Alkoolike,

7. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit 08/L-010 për Krijimin e Infrastrukturës Kombëtare të Informacionit Hapësinor në Republikën e Kosovës,

8. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-027 për Mbeturinat nga industritë nxjerrëse të mineraleve,

9. Zgjedhja e pesë (5) zëvendësve të Avokatit të Popullit,

10. Zgjedhja e një (1) anëtari të Komisionit të Pavarur për Media.

VIII. Përgatitjet për Seancë plenare të re të radhës:

1. Deklarimet jashtë rendit të ditës,

2. Pyetjet parlamentare,

3. Miratimi i procesverbalit nga Seanca plenare e mëparshme,

4. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-115 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.04/L-021 për akcizën në produktet e duhanit,

5. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-134 për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit nr. 04/L-101 për fondet pensionale të Kosovës, i plotësuar dhe ndryshuar me Ligjin nr. 04/L-115, me Ligjin 04/L-168 dhe Ligjin nr. 05/L-116.

IX. Shqyrtimi i propozimeve dhe i kërkesave

Ju gjithashtu mund të pëlqeni