Kreu Ekonomi Procedurat që duhet ti ndermarrin bizneset prodhuese për tu liruar nga TVSH sipas ligjit për rimëkëmbje

Procedurat që duhet ti ndermarrin bizneset prodhuese për tu liruar nga TVSH sipas ligjit për rimëkëmbje

nga Flamur Berisha

Lirimi nga TVSH do te lejohet vetem per bizneset te cilat zhvillojne aktivitetet prodhuese.

Me qellim te perfitimit nga ky lirim, biznesi prodhuese duhet te parashtroj kerkese prane Administrates Tatimore, gjegjesisht ne komisionin per lirim nga TVSH te lendes se pare.

Kerkesa duhet te perfshije:

Aplikacionin per lirim nga TVSH
Certifikaten e regjistrimit te biznesit me informatat mbi veprimtarine e prodhimit
Certifikaten e regjistrimit ne TVSH (nese eshte deklarues i TVSH-se)
Planin vjetor te prodhimit
Normativin me specifikat per secilin element qe perdoren ne procesin e prodhimit duke indentifikuar produktin final me specifikat teknike te tie etj. Per gjdo ndryshim ne lidhje me normativin duhet te njoftohet komisioni perkates i ATK-se

Kerkes aper lirim nga TVSH me rastin eblerjes se lendes se pare brenda vendit duhet te dorezohet ne zyren qendrore te ATK-se, drejtuar komisionit perkates.

Administrata Tatimore do te shqyrtoje dhe nxjerre vendim per kerkesen e aplikuar brenda 15 diteve nga data e pranimit te saje.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni