Kreu Financa Prodhuesit vendor do të subvencionohen me 20% të kredisë, maksimumi i lejuar 400 mijë euro.

Prodhuesit vendor do të subvencionohen me 20% të kredisë, maksimumi i lejuar 400 mijë euro.

nga Flamur Berisha

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati në konferencë për media ka prezantuar disa masa që do të ndërmarrë ekzekutivi në kuadër të pakos së ringjalljes ekonomike.

Sipas Muratit qëllimi i këtyre masave është inicimi i një “lokomotive prodhuese”. Murati foli edhe për subvencionimin e shumës së kredisë për prodhuesit vendor.

“Nga pako 2.1 prodhuesit vendor do të mbështeten me 20% të shumës se kredisë, e që maksimumi i lejuar për subvencionim është në shumën 400 mijë euro. Kjo do të bëhet duke filluar nga ky muaj, nga data 1 tetor e tutje, për të gjitha kreditë që i plotësojnë kushtet. Në njërën anë kemi rritjen e kapaciteteve prodhuese e në anën tjetër rritjen e punësimit të qëndrueshëm”, tha Murati.

Ministri shtoi se synimi i tyre është që t’i mbështesin prodhuesit edhe në hallkat tjera të eksportit.

“Secili biznes do të mbështetet deri në 20 mijë euro për trajnim të stafit. Është paraparë subvencionimi deri 10 mijë euro për stafin menaxherial, për t’u gjendur tregjet e reja, po ashtu është paraparë masë për ribrendim deri në 50 mijë euro, si dhe masa tjetër subvencionimi deri në 50 mijë euro për të marrë pjesë në panairet ndërkombëtare dhe fillon nga data 1 tetor, e do të jetë e hapur deri në qershor të vitit të ardhshëm”, tha ai.

Kryeministri Albin Kurti dhe ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, po mbajnë konferencë për media, në lidhje me operacionalizimin e masës 2.1-Subvencionimi i Kredive Investive – dhe masës 2.4 – Mbështetje e eksportit- të Pakos së Ringjalljes Ekonomike.

Qeveria e Kosovës të mërkurën mori vendim për dyfishim të skemave sociale në Kosovë dhe rriti pensionet për 100 euro më shumë.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni