Kreu Biznes Propozohet një moshë tjetër e pensionimit për këtë kategori te punetoreve

Propozohet një moshë tjetër e pensionimit për këtë kategori te punetoreve

nga Flamur Berisha

Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, gjatë raportimit në komisionin parlamentar për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, ka rekomanduar që profesionistët shëndetësor të pensionohen në moshën 67 apo 68 vjeç duke marrë shembull pensionimin e mjekëve në vendet e shteteve perëndimore.

“Unë jam 66 vjet dhe jam kirurg shumë më i mirë tash sesa më herët. Atë çfarë po e bëjmë ne është sepse po e heqim një mjek profesionist me shumë përvojë nga shërbimi publik dhe po e çojmë të shërbejë në shërbim privat”, u shpreh ai, duke sqaruar se nuk ka asgjë kundër spitaleve private.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni