Kreu Ekonomi Punetoret e kësaj kompanie i marrin vetem 50% te pagës

Punetoret e kësaj kompanie i marrin vetem 50% te pagës

nga Flamur Berisha

Edhe më tej gjendja në Telekomin e Kosovës vazhdon të jetë e rëndë, si shkak i borgjit ndaj ZMobile e borgjeve të shumta, mungesës së bordit e  probleme tjera të cilat dita ditë po e vështirësojnë situatën  në Telekom. 

Për situatën janë të informuar edhe zyrtarët e institucioneve të reja, por të cilat deri tash nuk kanë marr ndonjë veprim konkret për Telekomin.

Ndërmarrja ka probleme jo vetëm për investime kapitale, por edhe me shpërndarjen e pagave si shkak i bllokimeve të herpashershme nga përmbaruesit dhe si shkak i kësaj punonjësit  kanë marr vetën gjysmën e pagave të marsit, derisa nuk dihet kur e marrin pjesën tjetër. 

Kryetari i Sindikatës së punëtorëve të Telekomit të Kosovës, Lamih Balaj tha për “Syri.net” se gjendja në Telekomin e Kosovës është e rëndë sidomos në aspektin financiar, pasi që borgjet e akumuluara me vite po e vështirësojnë edhe operimin e ndërmarrjes në shumë aspekte e sidomos në investime kapitale

Ai tregoi se janë takuar me ministren e Ekonomisë Artane Rizvanollin ku i kanë kërkuar që urgjent Qeveria të marr përgjegjësi.

“E kemi informuar edhe me shkrim për hapat urgjent që duhet të ndërmirren në Telekomin e Kosovës e sidomos ndërmarrja operon pa bord nga muaji janar dhe është shkepur hallka e komunikimit Qeveri-Telekom”, tha Balaj. 

Sipas tij kanë afruar bashkpunim për daljen nga kriza dhe janë në pritje të marrjes së hapave nga Qeveria e Kosovës. 

Kryesindikalisti ka treguar edhe për pagat, edhe pse pagat janë ulur në limitin e kërkuar nga Qeveria prapë ka vështirësi pasi që puntorët deri më sot kanë arritur të marrin vetëm 50% të pagës dhe pjesa tjetër nuk dihet kur do të mirret.

Kryesindikalisit i TK-së Lamih Balaj shtoi se vështirësit më të mëdha i janë bërë me pranimin e borgjit nga Qeveria e kaluar për ish-kompanin ZMobile, ku ne detyrohemi që t’i paguajmë rreth 740,000mijë euro në muaj.

Ai tregoi se janë edhe shumë kompani dhe përmbarues që kohëve të fundit na i bllokojnë llogaritë ku dhe e vështirësojnë operimin, kësti ndaj Zmobile e ka ngulfatur Telekomin gjithashtu edhe ristrukturimi urgjent është i nevojshëm ku ka pozita inekzistente dhe paga jashtë pozitave të cilat duhet të rregullohen.

“Ne kërkojmë që Qeveria urgjentisht të sjell një Bord gjithashtu të marr përgjegjësi pasi që pa Bord është e vështirë edhe marrja e përgjegjësisë për degradim të Telekomit”, tha Balaj.

Kryesindikalisti shtoi se edhe një ndihmë e shpejt financiare në Telekomin e Kosovës pasi që gjendja është e rëndë dhe Qeveria e kaluar edhe pse ka pranuar borgjin e ish Zmobile nuk i ka përmbushur premtimet e veta që do të na jep një ndihm finaciare dhe do ta nëneshkruan edhe garancionin për kredi të but për Telekomin e Kosovës.

“Në rast që nuk mirren këto përgjegjësi, atëherë janë organet e Sindikatës që do të marrin vendim për hapat në vazhdim”, tha Lamih Balaj.

Edhe zyrtar të lart nga Telekomi i Kosovës, kanë treguar për “Syri.net se kanë takuar ministren e Ekonomisë të cilën e kanë njoftuar me gjendjen e rëndë në Telekomin e Kosovës.

Po ashtu tregojnë se pagat e marsit i janë vetëm gjysma, derisa pjesa tjetër pritet të shpërndahen javën që vjen. 

Kjo situatë po vazhdon tash mbi tre muaj dhe thuajse çdo ditë kërkohen borgjet dhe atë edhe nga përmbaruesit, ku dhe shpesh herë ka bllokime për shkak të borgjeve. 

“Edhe përkundër se ministria e qeveria janë njoftuar për gjendjen e rëndë në të cilën ndodhemi, deri tash nuk ka ndonjë ndihmë konkrete”, thonë zyrtarët të lartë nga TK-ja për “Syri.net”. 

Nga ana tjetër “Syri.net”, ka tentuar të marr ndonjë përgjigje nga Qeveria e Ministria e Ekonomisë, por nuk janë përgjigjur.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni