Kreu Ekonomi Punëtorët të cilët e kanë humbur vendin e punes do të mbeshteten me nga 300 euro

Punëtorët të cilët e kanë humbur vendin e punes do të mbeshteten me nga 300 euro

nga Flamur Berisha

Projektligji ka kaluar me kushtet të cilat i ka vendosur Partia Demokratike e Kosovës.

Pako për bizneset të jetë 200 milionë euro; Pagesa për punëtorët që e kanë humbur vendin e punës me nga 300 euro; Heqja e TVSh-së për lëndën e parë dhe dhe rimbursimi i mjeteve për 10% nga Trusit për ata që kanë deri në 10 mijë euro”, janë kushtet e propozuara nga PDK’ja.

Ndryshe, më 12 tetor, pas gjashtë dështimeve, Kuvendi i Kosovës me 64 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, kishte votuar në lexim të parë këtë Projektligj.

Me anë të këtij Projektligji parashihet zbatimin e Pakos së Rimëkëmbjes Ekonomike në vlerë prej 365 milionë euro.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni