Kreu Ekonomi Punëtorëve me kontrata 1 vjeqare qeveria do iu paguaj pagen deri në 50% prej 6 muajsh.

Punëtorëve me kontrata 1 vjeqare qeveria do iu paguaj pagen deri në 50% prej 6 muajsh.

nga Flamur Berisha

Masa 3. Qeveria e Kosovës konstaton se rritja e punësimit krahas uljes së shkallës së informalitetit të ekonomisë përbëjnë hapa esencial si për avancimin e standardit të jetesës në vend, ashtu edhe për përmirësimin e ambientit të të bërit biznes. Njëkohësisht kjo përkthehet edhe në avancim të statusit të punëmarrësve si në ekonomi ashtu edhe në shoqëri. Për të mbështetur këto dy përpjekje, që do të përkthehej pastaj në tejkalim më të shpejtë të vështirësive të shkaktuara nga periudha e masave kufizuese qeveria vendos sa vijon:

  • Për të gjitha bizneset që rrisin numrin e punëmarrësve në krahasim me gjendjen e punësimit të raportuar në muajin shkurt 2020; që pajisin këta punëtorë me kontrata për një periudhë minimale 1 vjeçare qeveria merr përsipër subvencionimin e këtyre pagave deri në 50% në (maksimum 150 euro) për një periudhë maksimale prej 6 muajsh.
  • Për të gjitha rastet kur, përveç kushteve të parapara në masën 4.a, punëdhënësi është në sektorin e prodhimit dhe përpunimit, qeveria merr përsipër subvencionimine e pagës deri në 50% (maksimum 150 euro) për një periudhë maksimale 9 muajsh.
  • Për të gjitha rastet kur, përveç kushteve të parapara në masën 4.a, punëdhënësi angazhon punëmarrës me aftësi të veçanta, qeveria merr përsipër subvencionimin e pagës deri në 50% (maksimum 150 euro) për një periudhë njëvjeçare.
  • Për të gjitha rastet kur përveç kushteve të parapara në masën 4.a, punëdhënësi angazhon punëmarrës nga kategoria e përfituesve të ndihmave sociale, qeveria merr përsipër subvencionimin e pagës deri në 50% (maksimum 150 eurove) për një periudhë njëvjeçare.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni