Kreu Ekonomi Pushimi i lehonisë dhe pagesat që duhën kryer për femrat e punesuara sipas ligjit te punes!

Pushimi i lehonisë dhe pagesat që duhën kryer për femrat e punesuara sipas ligjit te punes!

nga Flamur Berisha

Neni 49 i Ligjit të Punës rregullon çështjen e pushimit të lehonisë ku thotë: Femra e punësuar gëzon të drejtën prej 12 muajve, të pushimit të lehonisë. Për 6 muajt e parë të pushimit të lehonisë pagesa bëhet nga punëdhënësi me kompensim 70% të pagës bazë, kurse për 3 muajt në vijim, pushimi i lehonisë paguhet nga Qeveria e Kosovës me kompensim 50% të pagës mesatare në Kosovë.

Femra e punësuar ka të drejtë me këtë ligj që ta zgjasë pushimin e saj të lehonisë edhe për 3 muaj të tjera pa pagesë’. Deri para hyrjes në fuqi të këtij ligji, pra sipas Rregullores së UNMIK-ut, femrës së punësuar i takonin ‘të paktën 12 javë pushim lehonie me pagesë pas lindjes së fëmijës. Ky pushim njihet si periudhë kohore pune dhe paguhet nga punëdhënësi me një shkallë prej jo më pak se 2/3 e të ardhurave të femrës punonjëse

Ju gjithashtu mund të pëlqeni