Kreu Financa Pyetje: a jane ekzekutuar pagesat per lehonat?

Pyetje: a jane ekzekutuar pagesat per lehonat?

nga Kontabilisti

Ministri i Financave, Punës dhe Financave, Hekuran Murati, njoftoi të ejten se është bërë ekzekutimi i pagesave për lehonat, për gjithsej dy mijë e 158 përfituese.

Sipas njoftimit, 68 aplikuese kanë pasur të dhëna të pasakta.

“Andaj përmes eKosova do të njoftohen që të përmirësojnë të dhënat, dhe muajin vijues do të pranojnë pagesën edhe për muajin shtator, retroaktivisht, pasi të kenë përmirësuar të dhënat e nevojshme”, ka shkruar Murati në profilin e tij në Facebook.

Ndërsa, të hënën ministri Hekuran Murati ka njoftuar se janë ekzekutuar edhe pagesat e shtesave për fëmijë.

Siç ka bërë të ditur ai, pagesat janë bërë për 16 mijë e një pranuese, ndërsa 831 aplikuese kanë pasur të dhëna të pasakta.

Sipas vendimit të miratuar nga Qeveria e Kosovës, lehonat e papuna në 12 muajt e fundit do të përfitojnë mbështetje financiare prej 170 eurosh për gjashtë muaj, kurse ato të punësuara përfitojnë mbështetje financiare 170 euro për 3 muaj.

Ndërsa, shtesat për fëmijët 0-24 muaj janë në vlerë 20 euro në muaj, derisa mbi 24 muaj deri në moshën 16-vjeçare janë në vlerë prej 10 euro në muaj.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni