Kreu Financa Pyetje: jam deklaruar si punetor në muajin Mars. A me takojnë 100 eurot nga qeveria?

Pyetje: jam deklaruar si punetor në muajin Mars. A me takojnë 100 eurot nga qeveria?

nga Kontabilisti

Ministria bën të ditur se punëtorët të cilët janë deklaruar nga punëdhënësi në periudhën tatimore mars 2022, mund të aplikojnë, mirëpo subvencionin do të mund ta përfitojnë vetëm pasi të jenë deklaruar edhe për periudhat tatimore prill dhe maj, që nënkupton se subvencionin do të mund ta marrin në fund të muajit qershor 2022.

“Aplikimi për mbështetje nga kjo masë do të jetë i hapur nga data 21 prill deri më 20 maj 2022.

Në rast se të punësuarit dëshirojnë të verifikojnë nëse punëdhënësi i ka deklaruar si të punësuar në Administratën Tatimore të Kosovës për periudhën tatimore shkurt 2022, ashtu që të konfirmojmë se kualifikohen për mbështetje, mund të ndjekin vegzën në vijim: https://apps.atk-ks.org/regemployer”, thuhet në njoftim.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni