Kreu Ekonomi Pyetje nga qytetaret: Cilet punetore i perfshinë pakoja 1.1 1.2 dhe 1.3 e ringjalljes ekonomike?

Pyetje nga qytetaret: Cilet punetore i perfshinë pakoja 1.1 1.2 dhe 1.3 e ringjalljes ekonomike?

nga Flamur Berisha

Masa 1.1. – Rikthimi në punë i atyre që kanë humbur vendin e punës gjatë pandemisë – 10 mil EUR
Do të mbështesim rikthimin në punë për të gjithë ata që kanë humbur vendin e punës përgjatë periudhës
mars 2020 – prill 2021, dhe që aktualisht janë të papunë. Për çdo të ri-punësuar, do të subvencionojmë
pagën për 3 muaj në vlerë prej 170 euro në muaj.

Masa 1.2. – Mbështetja për të punësuarit e formalizuar – 10 mil EUR
Pandemia ka treguar se sa e rëndësishme është që puna të jetë e deklaruar dhe kontributet pensionale të
paguhen me rregull. Andaj, ne do të mbështesim secilin të punësuar të ri, që nuk ka qenë i punësuar në 3
muajt e fundit, e që deklarohet në ATK. Secilit prej tyre, do t’iu paguhen kontributet pensionale në vlerë
prej 10% të pagës deri në 12 muaj me radhë.

Masa 1.3. – Mbështetja e punësimit të grave – 5 mil EUR
Gratë janë të nën-pëfaqësuara në tregun e punës. Përderisa ato përbëjnë gjysmën e popullsisë dhe janë të
lëna jashtë tregut të punës, nuk mund të pretendojmë rritje gjithpërfshirëse pa inkuadrimin e grave në tregun
e punës. Andaj për secilën grua që nuk ka qenë e punësuar në 3 muajt e fundit, e që punësohet, do të
subvencionojmë 50% të pagës për 3 muajt e parë, deri në maksimumin prej 150 euro në muaj. Pas periudhës
tremujore, do të subvencionohet kontributi pensional sipas Masës 1.2.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni