Kreu Ekonomi QEVERIA DO TË PAGUAJË 50% TË PAGAVE TË PUNËTORËVE DHE 50% TË QIRASË

QEVERIA DO TË PAGUAJË 50% TË PAGAVE TË PUNËTORËVE DHE 50% TË QIRASË

nga Flamur Berisha

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi ka njoftuar se sot kanë zhvilluar një takim me ministrin e Financave, Hekuran Murati.

Rukiqi ka thënë se janë pajtuar për këto çështje, që të paguhen 50 për qind e pagave të punëtorëve dhe 50 për qind e shpenzimeve të qirasë.

Ai ka treguar se mjetet pritet të ndahen në fund të muajit prill ose në fillim të muajit maj.

“U dakorduam që për sektorët e ndikuar direkt nga masat e fundit të subvencionohet 50 për qind e pagave të punëtorëve dhe të subvencionohet 50 për qind e shpenzimeve të qirasë. Mjetet do të ndahen në fund të muajit prill ose më së largu në fillim të muajit maj”, ka shkruar Rukiqi në llogarinë e vet në “Facebook”.

Gjithashtu ai ka bërë me dije se do të ndërmerren veprime shtesë për përkrahje të sektorëve me specifika të veçanta, përfshirë sektorin e transportit, pas diskutimeve që do të zhvillohen me këta sektorë. “Falënderojmë ministrin Murati për veprimin e shpejt në lehtësimin e gjendjes jo të lehtë të sektorëve të ndikuar nga masat e fundit kufizuese”, ka shkruar Rukiqi.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni