Kreu Financa Qeveria e Kosoves do mblidhet sot ne ora 10:00. Priten te mirren keto vendime te rendesishme

Qeveria e Kosoves do mblidhet sot ne ora 10:00. Priten te mirren keto vendime te rendesishme

nga Kontabilisti

Qeveria e Kosovës ka njoftuar se do të mbajë mbledhje të mërkurën në ora 10:00. Kështu është bërë e ditur në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit, pa sqaruar për rendin e ditës së kësaj mbledhjeje, shkruan lajmi.net. “Mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës. VENDI: Objekti i Qeverisë. KOHA: 10:00”, thuhet në njoftim. /Lajmi.net/

Në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës, siç ka mësuar KALLXO.com, do të votohen propozimet për kandidatët për kryetar, zëvendëskryetar dhe anëtarë të komisionit të Autoritetit Kosovar të Konkurrencës (AKK).

Sipas Ligjit për mbrojtjen e konkurrencës, kryetari, zëvendëskryetari dhe anëtarët e Komisionit Kosovar të Konkurrencës propozohen nga Qeveria dhe emërohen nga Kuvendi i Kosovës.

Tash e disa muaj ky autoritet kishte mbetur pa ‘zot shtëpie’ në kohën kur vendi po përballet me një valë të rritjeve të çmimeve në treg.

AKK përbehet nga Komisioni për Mbrojtjen e Konkurrencës, që është trupi vendimmarrës dhe përbëhet nga pesë anëtarë, përfshirë edhe kryetari i AKK-së.

Që nga muaji qershor i vitit të kaluar kur ka përfunduar mandati i kryetarit dhe komisionit të kaluar, AKK nuk e ka këtë trup funksional.

Mandati themelor i AKK-së është mbrojtja e konkurrencës së lirë dhe kjo nënkupton që AKK vepron kur cenohet, pengohet ose shtrembërohet konkurrenca në treg.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni