Kreu Ekonomi Qeveria emeton sot obligacione prej 20 milionë eurosh me maturitet 7 vjeçar

Qeveria emeton sot obligacione prej 20 milionë eurosh me maturitet 7 vjeçar

nga Flamur Berisha

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve (MFPT) ka bërë të ditur se sot do të mbahet ankandi i gjashtë i Letrave me vlerë, për vitin 2021.

Në këtë ankand, do të emetohen Obligacione me maturitet 7 vjeçar në shumën prej 20 milion euro.

Investimi në Obligacione është investim i sigurt, i garantuar me Ligjin për Borxhin Publik, ku interesi i përcaktuar nga tregu ju garantohet për të gjithë kohëzgjatjen (7 vite) dhe është tërësisht i liruar nga tatimi.

Për detaje rreth pjesëmarrjes në ankande për blerjen e letrave me vlerë, të interesuarit të  kontaktojnë ndonjërën nga Bankat Komerciale që operojnë në Republikën e Kosovës.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni