Kreu Shpallje pune Qeveria fton qytetaret per aplikim per vende pune. 106 vende te hapura

Qeveria fton qytetaret per aplikim per vende pune. 106 vende te hapura

nga Flamur Berisha

Keshilli Gjyqësor i Kosovës ka shpallur konkurs per 105 pozita punë për gjashtë pozitë të ndryshme nëpër Gjykatat Themelore në tërë territorin e vendit.

KGjK ka shpallur konkurs të jashtëm për pozitën, “Bashkëpunëtor Profesional”, duke kërkuar 59 punonjës për këtë pozitë.

Për pozitën, “Referent i Lartë” KGjK-ja ka shpallur konkurs për 8 pozita pune, 3 pozita në Gjykatën Themelore në Mitrovicë, një pozitë në Gjykatën Themelore në Mitrovicë, Dega Skenderaj, një pozitë në Gjykatën Themelore Gjakovë, një pozitë në Gjykatën Themelore Prizren, dega Suharekë dhe dy pozita në Gjykatën Themelore Pejë, dega Klinë. 

Për pozitën, “Zyrtar Ligjor”, Këshilli Gjyqësor i Kosovës ka hapur konkurs për 35 vende pune. Ndërkaq KGjK-ja ka kërkuar edhe një punonjës për pozitën, “Zyrtar i Shpenzimeve” për Gjykatën Themelore Gjakovë. 

Këshilli Gjyqësor ka hapur konkurs edhe për Zyrtar të Lartë të Personelit për paga dhe trajnime në KGjK dhe Zyrtar për të Hyra Gjyqësore për këtë institucion. 

Ju gjithashtu mund të pëlqeni