Kreu Ekonomi Qeveria Hoti i subvencionoi edhe bizneset që realizuan fitime të majme gjatë pandemisë

Qeveria Hoti i subvencionoi edhe bizneset që realizuan fitime të majme gjatë pandemisë

nga Flamur Berisha

Ndarja e 60 milionë eurove nga Ministria e Financave në tetor të këtij viti, po vlerësohet se nuk është bërë vetëm për bizneset që kanë pësuar humbje financiare shkaku i krizës nga pandemia. Nga ky 60 milionësh ishte paraparë që do të përfitonin bizneset, të cilat kishin regjistruar humbje të mëdha gjatë periudhës së pandemisë, mirëpo nga fondi i Qeverisë u pasuruan edhe dy markete të mëdha në Kosovë, që kanë të hyra vjetore të majme, përcjell Buletini Ekonomik.

Blendi Hasaj, hulumtues në Institutin GAP, ka shprehur pakënaqësitë e tij se si Qeveria e Kosovës në krye me Avdullah Hotin, prej 60 milionë eurove të shpërndara për bizneset në tetor, 1.6 milionë ua ka shpërndarë edhe dy marketeve të mëdha, të cilat fitimet Neto në vit i kanë rreth 8 milionë euro secila, përkundër faktit se as pandemisë nuk u ndal operimi i tyre si biznese.

Hasaj tha tutje se po këto dy markete kanë nisur edhe projekte investive gjatë pandemisë, si ndërtim të një objekti gjigant ose hapjen e një pike të madhe të shitjes, fakt ky që dëshmon se këto dyja nuk kanë pësuar humbje financiare gjatë kësaj periudhe. /Buletini Ekonomik/

Më poshtë edhe postimi i plotë i Blendi Hasajt:

A ka qeveri nga shtetet e varfëra, përveç tonës, që i pasuron bizneset që nuk kanë pasur humbje gjatë pandemisë?

Përmes 60 milionë eurove të shpërndara për bizneset nga Ministria e Financave në tetor të këtij viti, rreth 1.6 milionë euro së bashku i kanë përfituar edhe dy markete të mëdha të cilat fitimet neto në vit i kanë rreth 8 milionë euro secila, e të cilat kanë punuar gjatë tërë pandemisë. Non-stop. Çka është më e veçanta, të dyja këto kanë nisur projekte investive, sikurse ndërtim të një objekti gjigant apo hapjes së një pike të madhe të shitjes, mu gjatë pandemisë.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni