Kreu Ekonomi Qeveria Kurti anulon një vendim të ish-qeverisë Hoti

Qeveria Kurti anulon një vendim të ish-qeverisë Hoti

nga Flamur Berisha

Qeveria e Kosovës ka anuluar vendimin e datës 24 dhjetor 2020 të marrë nga Qeveria Hoti, lidhur me kandidatët për kryesues të Bordit të Rregullatorit të Energjisë.

Kryeministri Albin Kurti, në mbledhjen e sotme të qeverisë, ka thënë se arsyeja e anulimit të këtij vendimi është tre nga kandidatët më të suksesshëm nuk përkojnë me të dhënat e Ambasadës së Britanisë, e cila është pjesë e monitorimit të rekrutimit të pozitave të larta në institucionet e Kosovës. “Lista e tre kandidatëve për kryesues të Bordit të Rregullatorit të Energjisë të vlerësuar si të suksesshëm nuk përkon me të dhënat nga Ambasada britanike”, ka thënë Kurti.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni