Kreu Ekonomi Qeveria mban mbledhje elektronike, merren katër vendime

Qeveria mban mbledhje elektronike, merren katër vendime

nga Flamur Berisha

Qeveria e Kosovës e ka mbajtur mbledhjen e radhës, e cila është bërë në mënyrë elektronike.

Në këtë mbledhje janë shqyrtuar dhe marrë katër vendime, që të gjitha të lidhura me menaxhimin e pandemisë.

Vendimi i parë i miratuar në mbledhjen e sotme, është propozimi i  Ministrisë së Shëndetësisë për transferimin e mjeteve nga programi në kategorinë e shpenzimeve kapitale, projekti “Ndërtimi i objektit të Spitalit në Ferizaj, në shumë prej pesëqind e njëzetë e shtatë mijë e njëqind e pesëdhjetë e katër euro (527,145 ). Nga këto mjete shuma prej 477, 154 (katërqind e shtatëdhjetë e shtatë mijë e njëqind e pesëdhjetë e katër euro) , do të transferohen në kategorinë e shpenzimeve kapitale në projektin “Pajisje mjekësore për Departamentin e Mikrobiologjisë dhe Laboratorët Testuese”; dhe shuma prej 50,000 (pesëdhjetë mijë euro), në kategorinë  e shpenzimeve kapitale në projektin “Shërbimi Shëndetësor i Burgjeve, pajisje kapitale” në programin Departamenti Shëndetësor i Burgjeve.

Në mbledhjen e sotme është miratuar nga kabineti qeveritar edhe propozimi tjetër i Ministrisë së Shëndetësisë, me të cilin autorizon Ministrin e Shëndetësisë për nxjerrjen e Rregullores për kushtet e  kompensimit dhe procedurat e tjera të angazhimit të përkohshëm të profesionistëve shëndetësorë. Në arsyetim të vendimit thuhet se, kërkesat në rritje për angazhimin e profesionistëve shëndetësor dhe stafit mbështetës gjatë pandemisë COVID-19, për shkak të mbingarkesës me pacientë të infektuar me COVID-19 dhe infektimit të profesionistëve shëndetësor me COVID-19, është e domosdoshme të nxirret Rregullorja për kushtet, kompensimin,  dhe procedurat tjera për angazhimin e përkohshëm të profesionistëve shëndetësor dhe stafit mbështetës gjatë pandemisë COVID – 19.  

Ju gjithashtu mund të pëlqeni