Kreu Financa Qeveria mer vendim shume te mire. Kjo kategori e personave perfitojne

Qeveria mer vendim shume te mire. Kjo kategori e personave perfitojne

nga Kontabilisti

Zëvëndësministri i Mjedisit, Planifikimi Hapësinor dhe Infastrukturës, Hysen Durmishi ka publikuar vendimin e marrë nga ministria përkatëse.

Kategoritë që preken më shumë nga rritja e çmimeve të udhëtimit do të paguajnë përgjysmë biletat e autobusit në transportin ndërurban.

Kategoritë që do të kenë bileta përgjysmë më të lira janë: fëmijët, studentët, invdalidët e luftës, invalidët e punës dhe pensionistët.

“Duke pasur parasysh lëvizjet e çmimeve këtyre ditëve dhe në përputhje me kompetencat tona, kemi marrë vendim që të ndikojmë direkt në uljen e këtyre çmimeve për kategoritët që prek më shumë kjo gjendje, duke përcaktuar kështu çmimoren për transportin ndërurban me autobus për fëmijët, studentët, invdalidët e luftës, invalidët e punës dhe pensionistët. Për kategoritë e lartpërmendura, me këtë vendim përgjysmohet çmimi i biletës aktuale.

Kjo çmimore hyn në fuqi menjëherë dhe mbetët e tillë deri në normalizimin e çmimeve të derivateve të naftës” thuhet në njoftimin e Durmishit./Indeksonline/

/Indeks Online/

Ju gjithashtu mund të pëlqeni