Kreu Biznes Qeveria merr vendim me rendesi per keto kategori te bizneseve

Qeveria merr vendim me rendesi per keto kategori te bizneseve

nga Kontabilisti

Bizneset do të obligohen për shërbim të klientëve me ujë nga rubineti, si dhe për monitorim të cilësisë së ujit të destinuar për konsum.

Për mbrojtje e siguri, edukim e shëndetësi, në mbledhjen e 86-të, morëm 23 vendime

Forcimi i edukimit në fëmijërinë e hershme është katalizator për zhvillim shoqëror e ekonomik. Miratimi i Projektligjit për Edukimin në Fëmijërinë e Hershme, dëshmon përkushtimin tonë për të vegjlit tanë.

Me qëllim të mbrojtjes dhe kujdesit ndaj fëmijëve, miratuam projekt-udhëzimin administrativ për mbrojtjen e fëmijës kundër faqeve të internetit me përmbajtje pornografike dhe të atyre që dëmtojnë shëndetin dhe jetën e fëmijës.

Miratuam Strategjinë e Sigurisë 2022-2027, për mbrojtje të sovranitetit dhe integritetit territorial, ruajtje të rendit kushtetues dhe sigurisë publike.

Për zbatimin më efikas të sanksioneve të vendosura nga Qeveria jonë ndaj Federatës Ruse dhe Bjellorusisë, në raport me situatën në Ukrainë, plotësuam vendimet ekzistuese.

Me qëllim të luftimit të krimit të organizuar dhe korrupsionit, miratuam koncept-dokumentin për Regjistrin e Pronarëve Përfitues.

Emëruam përbërjen e re të bordit drejtues të Fondit të Sigurimeve Shëndetësore, me qëllim të përmirësimit të gjendjes së shëndetësisë në vend.

Bizneset do të obligohen për shërbim të klientëve me ujë nga rubineti, si dhe për monitorim të cilësisë së ujit të destinuar për konsum.

Që sporti të zhvillohet në një ambient të sigurt, me shanse të barabarta e konkurrencë të drejt, miratuam Projektligjin për Antidoping.

Për nënshkrimin e marrëveshjes ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian për pjesëmarrje në programet “Fiscalis” dhe “Customs” 2021-2027, kërkuam autorizimin nga Presidentja e Republikës së Kosovës.

Miratuam nismat me Letoninë, Irlandën, Egjiptin, Lituaninë, Jordaninë dhe Pakistanin, për ripranimin e personave që qëndrojnë pa autorizim.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni