Kreu Ekonomi Qeveria merr vendim për të ndihmuar këtë kategori të bizneseve

Qeveria merr vendim për të ndihmuar këtë kategori të bizneseve

nga Flamur Berisha

Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti tregon se Qeveria e Kosovës në mënyrë që tu ndihmojë bizneseve ka marrur vendime për tejkalimin e gjendjeve nga pandemia.

Vendimet e Qeverisë janë për shtyerjen e bllokimit të llogarive bankare për tatimpaguesit me obligime ndaj ATK.

“Të shlyejë ndëshkimet për tatimpaguesit që kanë detyrime tatimore ndaj ATK nëse kryejnë pagesën e tatimit bazë dhe interesit deri më 30.06.2021”, shkruan Hoti.

Postimi i tij i plotë:

Për të ndihmuar bizneset në tejkalimin e gjendjes së shkaktuar nga pandemia, Qeveria e Republikës së Kosovës ka marrë vendim që:
1. Të shtyejë bllokimin e llogarive bankare për tatimpaguesit që kanë obligime ndaj ATK deri më 30.04.2021.
2. Të shlyejë ndëshkimet për tatimpaguesit që kanë detyrime tatimore ndaj ATK nëse kryejnë pagesën e tatimit bazë dhe interesit deri më 30.06.2021.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni