Kreu Ekonomi Qeveria merr vendim për zhbllokimin e xhirollogarive e atyre që kanë obligime ndaj ATK-së

Qeveria merr vendim për zhbllokimin e xhirollogarive e atyre që kanë obligime ndaj ATK-së

nga Flamur Berisha

Sipas këtij vendimi, lirimi do të ndodhë nëse ata tatimpagues e kryejnë pagesën e tatimit bazë dhe interesit deri në fund të muajit qershor.

Po ashtu, Qeveria ka miratuar edhe vendimin për formimin e Komisionit për Kontrollin e Tregtisë me Mallra Strategjike.

Dokumenti i parë që ka marrë miratimin e Qeverisë në mbledhjen e fundit është Programi për Reforma në Ekonomi 2021-2023. Programi do të dërgohet për informim në Kuvendin e Republikës së Kosovës dhe në Zyrën ndërlidhëse të Komisionit Evropian në Kosovë.

Duke marrë parasysh strukturën aktuale ekonomike të Kosovës dhe pengesat e shumta për rritjen ekonomike, në veçanti situatën e krijuar nga pandemia COVID-19, është e nevojshme që reformat strukturore të orientohen në mënyrë të tillë që synojnë rimëkëmbjen e ekonomisë në përgjithësi.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni