Kreu Ekonomi Qeveria merr vendim te rendesishem per kete kategori!

Qeveria merr vendim te rendesishem per kete kategori!

nga Flamur Berisha

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka miratuar vendimin për shpronësimin e disa pronave të paluajtshme.

Është marrë vendim për shpronësimin e pronave të paluajtshme ish-shoqërore për realizimin e projekteve të Këshillit Gjyqësor të Kosovës.

“Në mbledhjen e sotme është miratuar vendimi për shqyrtimin e mëtejmë të kërkesës për shpronësim për interes publik të pronave të paluajtshme ish shoqërore, të cilat janë të nevojshme për realizimin e projekteve të Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK) për: Ndërtimi i Objektit të ri të Gjykatës Themelore në Pejë, Komuna Pejë. Ndërtimi i Objektit të ri të Gjykatës Themelore në Prizren, Komuna Prizren. Renovimi dhe ndërtimi i ish objektit të filialës së ‘Jugobankës’ në Mitrovicë, për nevoja të Gjykatës Themelore në Mitrovicë, Komuna Mitrovicë”, thuhet në vendimin e Qeverisë.

Po ashtu, është miratuar edhe vendimi për shqyrtimin e mëtejmë të kërkesës për shpronësim të pronave të paluajtshme për ndërtimin e Autostradës së Prishtinë – Gjilan – Dheu i Bardhë.

“Në Zonën Kadastrale Bresallc, Komuna Gjilan, e cila preket nga ndërtimi i Autostradës Prishtinë-Gjilan-Dheu i Bardhë; Në Zonën Kadastrale Balincë Komuna e Malishevës, e cila preket nga ndërtimi i Rrugës Nacionale N9, Prishtinë-Pejë dhe; Në Zonën Kadastrale Milloshevë, Komuna e Obiliqit, e cila preket nga ndërtimi i Rrugës Nacionale N2 Prishtinë-Mitrovicë. Në vazhdim të mbledhjes, kabineti qeveritar ka miratuar vendimin për anulimin, ndryshimin dhe plotësimin e pjesërishëm të Vendimit Përfundimtar Nr.12/71, datë 23.10.2018, me të cilin janë miratuar shpronësimet e pronave të cilat preken nga ndërtimi i Autostradës “Prishtinë-Gjilan-Dheu i Bardhë”, Segmenti Banullë – Bresallc, që prek komunat Lipjan (Zonat Kadastrale Banullë, Sllovi, Smallushë), Novobërdë (Zona Kadastrale, Parallovë) dhe Gjilan (Zonat Kadastrale Bresalc, Ponesh dhe Zhegovc)”, thuhet në njoftim.

Qeveria ka miratuar vendimin përfundimtar për shpronësimin për interes publik të Objekteve të cilat menaxhohen nga Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP), të cilat preken nga realizimi i projekteve: ndërtimi i Parkut që do të shërbejë për amfiteatrin e fshatit Mushtisht dhe ndërtimi i “Çerdhes së fëmijëve dhe këndi për të moshuarit” në fshatin Studençan, Komuna e Suharekës.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni