Kreu Financa Qeveria miraton projektligjin më të rëndesishem (Dokument)

Qeveria miraton projektligjin më të rëndesishem (Dokument)

nga Kontabilisti

Qeveria ka miratuar projektligjin për themelimin e Byrosë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, tha se ky Projektligj ka për qëllim ndalimin e keqpërdorimit të mirave publike.

“MD-ja është e përkushtuar në fushën e luftimit të korrupsionit. Nga vlerësimi ka rezultuar që është në interes shtetëror, që të shtohen edhe dy kategori. Ky Projektligj është punuar nga ekspertët më të mirë të fushës (vendor dhe ndërkombëtar), përmban dispozita materiale dhe procedurale të cilat synojnë verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikuar të personave zyrtarë, familjarëve të tyre dhe personave të ekspozuar politikish. 13 kapituj është i ndarë ky projektligj”.

Përmes një shkrimi në Facebook, Haxhiu e ka quajtur këtë Projektligj ndër më të rëndësishmit.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni