Kreu Financa Qeveria miraton Projektligjin për Pagat dhe atë për Zyrtarët Publik

Qeveria miraton Projektligjin për Pagat dhe atë për Zyrtarët Publik

nga Kontabilisti

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e saj të 109-të ka miratuar Projektligjin për Pagat dhe atë për Zyrtarët Publik.

Në programin legjislativ të Qeverisë ishte paraparë që Projektligji i Pagave të trajtohet në muajin mars 2022.

Ky Projektligji, më 15 shtator kishte dalë në konsultim publik, ku të gjitha palët kishin pasur mundësinë që të japin mendimet e tyre deri më 6 tetor.

Ligji i cili ishte shpallur i pavlefshëm nga Gjykata Kushtetuese, pritej të rregullonte pagesën e të punësuarve që marrin rroga nga buxheti i shtetit.

Pra, Ligji rregullonte rritjen e pagave për 70 për qind të punëtorëve në sektorin publik, kurse 30 për qind e tyre mbetën jashtë. Por, punëtorë në sektorë të ndryshëm publikë, kishin shprehur pakënaqësitë lidhur me përcaktimet dhe përfshirjen e tyre në Ligj. /Telegrafi/

Ju gjithashtu mund të pëlqeni