Kreu Ekonomi Qeveria ndanë 12 milion euro për këtë sektor më rëndesi!

Qeveria ndanë 12 milion euro për këtë sektor më rëndesi!

nga Flamur Berisha

në mbledhje është miratuar edhe vendimi për ndryshimin  dhe plotësimin e Vendimit të Qeverisë Nr. 03/33, të datës 28 shtator 2020, për zbatimin e Programit të Rimëkëmbjes Ekonomike (PRE) në sektorin e bujqësisë, Masës 4A – dyfishimi i buxhetit për Programin për Pagesa Direkte për vitin 2020. Sipas ndryshimit, pika 1 e këtij vendimi riformulohet si në vijim:

“Me qëllim të zbatimit të Programit të Rimëkëmbjes Ekonomike në sektorin e bujqësisë, Masa 4A- dyfishimi i buxhetit për Programin për Pagesa Direkte për vitin 2020, dyfishohen vlerat e pagesave direkte (subvencioneve) për secilën kulturë të paraparë në Programin e Pagesave Direkte për vitin 2020, krahasuar me vitin 2019. Për subvencionimin e litrit të verës së prodhuar gjatë vitit 2020 dhe të deklaruar zyrtarisht deri në datën 15.01.2021, dyfishimi nga 4 centë në 8 centë, do të përfshihet në Programin e Pagesave Direkte për vitin 2021.

Kabineti qeveritar ka miratuar edhe vendimin për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit të Qeverisë Nr. 06/58, të datës 14.01.2021. Sipas vendimit ndryshohet dhe plotësohet nën-paragrafi 1.7. (MASA 7) i Vendimit të Qeverisë Nr. 06/58, të datës 14 janar 2021, ashtu që riformulohet si në vijim: “Në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, në nën-programin Departamenti i Politikave Bujqësore, do të ndahen mjete në shumë prej 12,000,000 € (dymbëdhjetë milionë euro) sipas kritereve dhe procedurave të Programit për Pagesa Direkte për vitin 2020”.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni