Qeveria e Kosovës sot (datë 21.01.2021) ka aprovuar vendime të rëndësishme në kuadër të Programit për Rimëkëmbje për vitin 2021:
13.5 milionë euro për pagesën e shtesës prej 30 euro për skemat pensionale dhe sociale që marrin pagesa mujore deri në 100 €, për muajt janar-mars 2021;
7.5 milionë euro për dyfishimin e pagesës së shumës së ndihmës sociale, bazuar në numrin e familjeve përfituese të muajit përkatës dhe anëtarëve të familjes për të gjithë përfituesit e ndihmave sociale, për muajt janar-mars 2021;
1.6 milionë euro shtesa për muajt janar-mars 2021 për angazhimin e shtuar në terren të zyrtarëve policor aktiv, të ekspozuar drejtpërdrejt ndaj pandemisë (COVID-19);
8 milionë euro shtesa mujore mbi pagën bazë për personelin aktiv shëndetësor të angazhuar në betejën kundër pandemisë, për muajt janar-mars 2021;