Kreu Ekonomi Qeveria ndanë 2 milion euro per këtë kategori të bizneseve.

Qeveria ndanë 2 milion euro per këtë kategori të bizneseve.

nga Flamur Berisha

Në kuadër të aktivitetit për “Shënimin e 8 Marsit- Dita Ndërkombëtare e Gruas”, është bërë nënshkrimi i marrëveshjeve me përfitueset e bizneseve të vogla të grave nga Programi i Rimëkëmbjes Ekonomike 2021 – Masa 4, Faza e dytë.

Përfituese nga ky program sot ishin fillimisht 16 gra në biznese të vogla.

Me këtë rast, kryeministri në detyrë Avdullah Hoti tha se sikur shumë vende të tjera edhe Kosova është përballur me një situatë të vështirë në pandemi, sipas të cilit mbështetja e sotme me mjete financiare është një kontribut i veçantë.

“Është fakt që pandemia ka ndikuar për sigurimin e të ardhurave për familjet. Kjo mbështetje duhet të vazhdojë nga kush do që vjen edhe më tutje për fuqizimin e grave dhe për eliminim e dukurive sic është dhuna në familje”, tha ai.

Masa mbështetëse është rreth 2 milionë euro.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni