Kreu Biznes Qeveria ndanë 4 milion euro per këtë kategori!

Qeveria ndanë 4 milion euro per këtë kategori!

nga Flamur Berisha

Ministria e Mbrojtjes ka ndarë 4.1 milionë euro për furnizimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës me automjete ushtarake.

Dikasteri, i cili udhëhiqet nga Armend Mehaj ka nisur procedura të prokurimit publik për t’u furnizuar e kamionë të ndryshëm ushtarakë.

Sipas përshkrimit të Ministrisë së Mbrojtjes, të bërë në platformën online të prokurimit publik, tenderi për të cilin janë planifikuar mbi 4 milionë euro, do të ndahet në pesë pjesë, shkruan Insajderi.

“Furnizim me kamion të ndryshme ushtarakë, gjysmë-rimorkio dhe pirunier fushore, e ndare në gjashtë pjesë Pjesa 1 Furnozim me kamion ushtarak 4×4 Pjesa 2 Furnzim me kamion transportues ushtrak 6×6 Pjesa 3 Furnzim me kamion ushtarak 8×8 Pjesa 4 Furnizim me kamion ushtrak 4×4 per auto shkollë dhe kamion 4×4 transportues me ngarkese te mbyllur Pjesa 5 Furnzim me gjysmë rimorkio Pjesa 6 Furnizim me pirunire fushorë”, thuhet në titullin e kontratës, i dhënë nga autoriteti kontraktues.

Në njoftim bëhet me dije se procedura e cila do të ndiqet për këtë kontratë të prokurimit publik, do të jetë e hapur.

Afati i fundit për pranimin e tenderëve është deri më 14.05.2021.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni