Kreu Ekonomi Qeveria ndanë 40 mijë euro për paga të ketyre kompanive!

Qeveria ndanë 40 mijë euro për paga të ketyre kompanive!

nga Flamur Berisha

Qeveria e Kosovës në detyrë ka zhvilluar sot mbledhjen e radhës. Në mbledhjen e 69-të të qeverisë janë marrë disa vendime.

Në mesin e tyre Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për aprovimin e kërkesës së Sindikatës së punëtorëve të Lotarisë së Kosovës për ndarjen e mjeteve financiare në shumë prej 40 mijë eurove për mbështetje financiare për punonjësit e saj, shkruan lajmi.net.

“Në mbledhjen e sotme, qeveria ka aprovuar edhe kërkesën e Sindikatës së punëtorëve të Lotarisë së Kosovës për ndarjen e mjeteve financiare në shumë prej 40,000 € (dyzetmijë euro) për mbështetje financiare për punonjësit e saj”, thuhet në njoftim.

Javën e kaluar punonjësit e Lotarisë së Kosovës kanë protestuar para objektit të Qeverisë së Kosovës, duke kërkuar alokimin e pagave për ta.

“Punëtorët tanë momentalisht gjenden në një situatë të mjerueshme përderisa u bë gati një vit që s’kanë pranuar pagë, e sidomos në përballjen me luftimin e Pandemisë Covid-19 që edhe më tepër e ka rënduar gjendjen e tyre”, ishte thënë nga kjo sindikatë.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni