Kreu Financa Qeveria ndanë mbi 36 milion euro per keto kategori te familjeve!

Qeveria ndanë mbi 36 milion euro per keto kategori te familjeve!

nga Flamur Berisha

𝐍𝐝𝐚𝐡𝐞𝐧 𝐦𝐛𝐢 𝟑𝟔 𝐦𝐢𝐥𝐢𝐨𝐧𝐞̈ 𝐞𝐮𝐫𝐨 𝐩𝐞̈𝐫 𝐩𝐞̈𝐫𝐟𝐢𝐭𝐮𝐞𝐬𝐢𝐭 𝐞 𝐬𝐤𝐞𝐦𝐚𝐯𝐞 𝐬𝐨𝐜𝐢𝐚𝐥𝐞 𝐝𝐡𝐞 𝐩𝐞𝐧𝐬𝐢𝐨𝐧𝐚𝐥𝐞

Ministri i Financave, Punёs dhe Transfereve Hekuran Murati sot nё Mbledhjen e 42-tё tё Qeverisё ka propozuar ndarjen e mjeteve financiare pёr mbёshtetjen e pёrfituesve nga skemat sociale dhe pensionale, nё kuadёr tё zbatimit tё masёs 3.2 – Mbështetja për pensionistët dhe familjet me asistencë sociale. Me anё tё kёtij vendimi, pёrfituesit e skemave pensionale nё muajin nёntor do tё pёrfitojnё nga 100 euro shtesё mbi pensionin e rregulltё dhe shtesёn aktuale. Nё anёn tjetёr, pёrfituesit e skemave sociale nё muajt nёntor dhe dhjetor do tё pёrfitojnё dyfishin e pagesёs sё rregulltё dhe shtesёs aktuale, shtesё e cila gjithashtu aplikohet si pjesё e masёs 3.2 tё Pakos sё Ringjalljes Ekonomike.

Gjatё fjalёs sё tij nё Mbledhjen e Qeverisё, Ministri Murati theksoi se pёrmes kёtij vendimi mundёsohet mbёshtetja e kategorive mё tё cёnueshme tё shoqёrisё sonё. Mё tutje, kjo masё pёr nga vёllimi i familjeve qё prek ёshtё mё e madhja qё ёshtё miratuar ndonjёherё nё Qeveri, me afёrsisht 330 mijё familje qё do tё pёrfitojnё mbёshtetje financiare. Pra, njё politikё e tillё prek shumё familje dhe ka njё ndikimin tejet tё madh nё buxhetin familjar. Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, në linjë me vizionin e Qeverisë, mbetet e përkushtuar në ndërmarrjen e masave që kanë për synim mbështetjen e familjes dhe ngritjen e mirëqenies qytetare.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni