Kreu Financa Qeveria në prag të nje udhezimi per apliim per grante. Ja kush do te perfiton

Qeveria në prag të nje udhezimi per apliim per grante. Ja kush do te perfiton

nga Kontabilisti

Almir Veliji, zëvendësministër i Zhvillimit Rajonal, ka thënë se përmes dhënies së granteve kanë në synim të punësojnë rreth 1000 veta të rinj.

Ai tha se me këtë po duan të parandalojnë ikjen e të rinjve nga vendi.

Për këtë, Veliji ka thënë se janë në prag të nxjerrjes së një udhëzimi administrativ për aplikim për grante.

“Sivjet ne i kemi ndarë në tri thirrje. Start Up do të jetë deri në 8000 euro thirrja për një të ri për me hapë një biznes dhe për të mos e lëshuar. Për shkak të kësaj ikje ne menjëherë jemi angazhuar si ministri që të ndërpresim këtë. Për këtë vit do të ndajmë 1.5 milion për ndarjen e granteve. Për këtë vit synojmë punësimin e deri 1000 veta të rinj”, ka thënë ai për Klan Kosova.

Veliji ka thënë se e gjithë kjo do të bëhet me monitorim dhe do të bëhet verifikimi përmes ATK-së.

“Jemi në fazën finale deri ka 15 mars dhe do të bëhet monitorim”.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni