Kreu Ekonomi Qeveria permes Ministrise së Tregtisë i ndihmon ndermarrjet me 9 milion euro

Qeveria permes Ministrise së Tregtisë i ndihmon ndermarrjet me 9 milion euro

nga Flamur Berisha

PROGRAMI I RIMËKËMBJES EKONOMIKE 2021

1.8. MASA 8 – Në Ministrinë Tregtisë dhe Industrisë, në nën-programin Agjencia për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë, do të ndahen mjete në shumë 9,000,000 € (nëntë milionë euro) dhe atë si vijon:

  • 1.8.1. Subvencionimi i eksportit për prodhuesit vendor në shumë 5,000,000 € (pesë milionë euro);
  • 1.8.2. Subvencionimi i stoqeve të qumështit dhe produkteve të qumështit në shumë 1,000,000 € (një milionë euro) dhe
  • 1.8.3. Subvencionimi i sektorëve të prekur nga vendimet e Qeverisë për ndalimin e aktiviteteve (gastronomia, sallat e dasmave, sallat e sportit, qendrat rehabilituese dhe të ngjashme), në shumë 3,000,000 € (tre milionë euro).

1.9. MASA 9 – Mbështetje për komunat e Kosovës për menaxhimin e situatës së krijuar nga pandemia COVID-19, në shumë 7,900,000 € (shtatë milionë e nëntëqind mijë euro).

1.10. MASA 10 – Në Ministrinë e Financave, përkatësisht Thesar, lidhur me rritjen e mbulueshmërisë së kredive të reja dhe lehtësimin e qasjes në financa, do të ndahen mjete në shumë 44,500,000 € (dyzetë e katër milionë e pesëqind mijë euro), për Fondin Kosovar për Garanci të Kredive, dhe atë si vijon:

  • 1.10.1. Rritja e kapitalit për Fondin Kosovar për Garanci Kreditore në shumë 40,000,000 € (dyzetë milionë euro) dhe
  • 1.10.2. Mbulimi i kostos së tarifës së Fondit Kosovar për Garanci Kreditore, në shumë 4,500,000 € (katër milionë e pesëqind mijë euro).

1.11. MASA 11 – Ndahen mjete në shumë 21,000,000 € (njëzet e një milionë euro) për Ndërmarrjet Publike financuar nga Kredia e Likuiditetit të Urgjencës së Infrastrukturës Vitale financuar nga BERZH, në momentin e pranimit të tyre. Këto mjete kanalizohen përmes Ministrisë së Ekonomisë dhe Ambientit, nën-programit Njësia për Politika dhe Monitorim të NP-ve.

1.12. MASA 12 – Në Ministrinë e Ekonomisë dhe Ambientit, në nën-programin Mjedisi, do të ndahen mjete në shumë 3,000,000 € (tre milionë euro) për realizimin e projektit “Për ambientin dhe gjelbërimin e tokës” me kod 18745.

1.13. MASA 13 – Në Ministrinë e Ekonomisë dhe Ambientit, në nën-programin Ndërmarrësia, për mbështetje për ndërmarrësi, do të ndahen mjete në shumë 1,000,000 € (një milionë euro).

1.14. MASA 14 – Në Ministrinë e Ekonomisë dhe Ambientit, në nën-programin Ndërmarrësia do të ndahen mjete në shumë 16,000,000 € (gjashtëmbëdhjetë milionë euro), për subvencionim për tarifën e Burimeve të Ripërtëritshme të Energjisë (BRE), në përputhje me nenin 15 të Ligjit Nr. 07/L-016 për Rimëkëmbjen Ekonomike – COVID-19.

1.15. MASA 15 – Në Ministrinë e Zhvillimi Rajonal, në nën-programin Administrata Qendrore do të ndahen shuma 1,000,000 € (një milion euro) për mbështetjen e programeve ekzistuese dhe të reja që lidhen me zhvillimin rajonal që ndikojnë në zhvillimin e balancuar rajonal.

1.16. MASA 16 – Në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale, në nën-programin Ndihmat Sociale me kod 00500, do të ndahen mjete në shumë 31,000,000 € dhe atë si vijon:

  • 1.16.1. Mbështetje për skemat pensionale për individët që përfitojnë më pak se 100 euro në muaj në shumë 13,500,000 € (trembëdhjetë milionë e pesëqind mijë euro)
  • 1.16.2. Mbështetje për skemat sociale në shumë 7,500,000 € (shtatë milionë e pesëqind

mijë euro) dhe

  • 1.16.3. Mbështetje për personat që kanë humbur vendet e punës, si pasojë e pandemisë (COVID-19) në shumë 10,000,000 € (dhjetë milionë euro).

Hykmete N. Bajrami

Ministre në detyrë
Ministria e Financave
Qeveria e Republikës së Kosovës

Ju gjithashtu mund të pëlqeni