Kreu Biznes Qeveria prezanton edhe Masen e Pestë te ringjalljes Ekonomike. Ja kush perfiton!

Qeveria prezanton edhe Masen e Pestë te ringjalljes Ekonomike. Ja kush perfiton!

nga Flamur Berisha

5/5 e masave për ringjalljen ekonomike, prezantuar nga Qeveria e Kosovës, ministri i financave, Hekuran Murati.

Masa e pestë: 100 milionë euro investim në infrastrukturë dhe ambient

Nga buxheti i tërësishëm për investime kapitale, rreth 100 milionë euro janë të dedikuara për investime në projekte strategjike që kanë të bëjnë kryesisht me infrastrukturë rrugore e hekurudhore, si dhe me investime në ruajtjen e ambientit.

Në kuadër të ambientit jemi duke negociuar me institucione financiare ndërkombëtare edhe për investime tjera në fushën e efiçiencës dhe energjisë elektrike, dhe jemi në hulumtim edhe për mundësi tjera financimi nga grantet dhe donatorët.

Po ashtu, në këtë aspekt ka edhe investime tjera që janë duke u bërë e që janë jashtë buxhetit, siç është rasti me investimin në filterët e TC Kosova B, investim ky që sillet rreth 90 milionë euro, ku shumica është grant nga fondet IPA të BE-së. Kjo do të përmirësojë dukshëm cilësinë e ajrit dhe jetën e banorëve në komunat përreth.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni