Kreu Financa Qeveria sot mbanë mbledhjen e radhës. Pritet të ndajë mjete financiare për këto kategori

Qeveria sot mbanë mbledhjen e radhës. Pritet të ndajë mjete financiare për këto kategori

nga Kontabilisti

Kjo mbledhje është e 100-ta me radhë, ndërsa do të fillojë në ora 10:00.

Në kuadër të rendit të ditës si pikë e parë është: Aprovimi i ekstrakteve të procesverbaleve dhe transkriptave nga mbledhjet 92 dhe 94 dhe ekstrakteve të procesverbaleve nga mbledhjet 93 dhe 95 elektronike/ korrespoduese të Qeverisë së Kosovës.

Po ashtu pritet të bëhet shqyrtimi i Projektligjit për plotësimin dhe ndryshimin e Kodit Nr.06/L-074 Penal të Republikës së Kosovës (MD)

Rendi i ditës në vazhdim:

Shqyrtimi i kërkesës së Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve për ndarjen e mjeteve financiare për zbatimin e masës 3.2, Mbështetja për Pensionistët dhe Familjet me Asistencë (MFPT).

Shqyrtimi i Projektligjit për plotësimin dhe ndryshimin e Kodit Nr. 08/L-032 të Procedurës Penale (MD)

Shqyrtimi i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Trajtimin e Ndërtimeve pa Leje (MMPHI)

Shqyrtimi i Propozim-vendimit për autorizimin e Ministres së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit për nënshkrim të Protokollit mbi administrimin e fondeve të destinuara, në qëllim të zbatimit të Marrëveshjes për Bashkëfinancimin e Projektit Madhor në Albanologji-Enciklopedia Shqiptare, ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë (ZKM)

Shqyrtimi i Propozim-vendimit për themelimin e Grupit Punues për themelimin e entitetit për menaxhimin e Aktivitetit shumëfunksional të Ruajtjes së Energjisë (MFES), siç është përcaktuar në Marrëveshjen Kompakt të Sfidave të Mijëvjeçarit dhe Marrëveshjen për Implementimin e Programit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës të përfaqësuara nga Korporata e Sfidave të Mijëvjeçarit (ZKM)

Shqyrtimi i Propozim-vendimit për themelimin e Grupit Punues për përmbushjen e parakushteve që rrjedhin nga Marrëveshja Kompakt e Sfidave të Mijëvjeçarit dhe Marrëveshja dhe Marrëveshja për Implementimin e Programit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës të përfaqësuara nga Korporata e Sfidave të Mijëvjeçarit (ZKM)

Shqyrtimi i Kërkesës së Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës për ndarjen e mjeteve buxhetore, për arsye të shembjes së rrugës Nacionale N22,3 tek vendi i quajtur “Kërshi i Kajushës” (MFPT)

Shqyrtimi i Kërkesës së Këshillit Nacional Shqiptar dhe përfaqësuesve të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit për mbështetje financiar (MFPT)

Shqyrtimi i Draftit të Raportit vjetor për Gjendjen e Mjedisit në Kosovë për vitin 2021 (MMPHI)

Shqyrtimi i Draftit të Planit të veprimit për zbatimin e Strategjisë për Bujqësi dhe Zhvillim Rural 2022-2028 (MBPZhR)

Të ndryshme.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni