Kreu Ekonomi Qeveria vazhdon zakonin e qeverive te kaluara, mbeshtet sektorin publik. Sektori privat lihet anash!

Qeveria vazhdon zakonin e qeverive te kaluara, mbeshtet sektorin publik. Sektori privat lihet anash!

nga Flamur Berisha

Qeveria e Kosovës do të mblidhet sot me fillim prej orës 16:00, ndërsa në rend dite është shqyrtimi i propozim-vendimit për ndarje të mjeteve shtesë për pagesa të shtesës në pagë për sektorin e shëndetësisë dhe zyrtarët policorë për angazhimin në përballjen me pandeminë.

Gjithashtu, do të shqyrtohet edhe ndarja e mjeteve financiare tek organizatat buxhetore të caktuara me qëllim të mbulimit të kostos së shtesave për skemat sociale e pensionale për muajt prill, maj dhe qershor.

Pos tyre, në rend dite është edhe shqyrtimi i propozim-vendimit për emërimin e anëtarëve të bordit të drejtorëve të Telekomit si dhe shqyrtimi i projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Përgjegjësinë Disiplinore të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve.

Pikë e rendit të ditës është edhe shqyrtim-propozimi për ndryshimin e plotësimin e vendimit lidhur me masat për zbatimin e Programit të Rimëkëmbjes Ekonomike për vitin 2021.

Më poshtë i gjeni pikat e rendit të ditës së siguruara nga Reporteri.net

Ju gjithashtu mund të pëlqeni