Kreu Ekonomi Qka është Goodwill?

Qka është Goodwill?

nga Flamur Berisha

Në botën e biznesit Goodwill apo emri i mirë në kompani paraqitet në forma dhe mënyra të ndryshme pavarësisht mënyrës si paraqitet ai është një pasuri e paprekshme për ndërmarrjen dhe vendoset në seksionin e aktiveve afatgjata.Emri i mirë është një lloj i veçantë i aktivit jo-material që përfaqëson atë pjesë të vlerës së përgjithshme të biznesit që nuk mund t’i atribuohet aktiveve të tjera të prodhimit të të ardhurave, mjeteve të prekshme ose të paprekshme.Emri i mirë është i vështirë për të i’u caktuar çmimi, mirëpor ai kontribuon ndjeshëm në vlerën dhe suksesin e një kompanie.Me rastin e shitjes së aksioneve ose shitjes së kompanisë në tërësi sikur çdo mjet apo aset i prekshëm që ka vlerën e vetë të bazuar në koston historike të tij poashtu edhe Emri kompanisë apo Goodwill ka një vlerë të caktuar në bilancin e gjendjes sepse ai është një pasuri e ndërmarrjes.Sipas metodës së plotë, emri i mirë llogaritet si diferencë midis vlerës së drejtë të tregut për kompaninë e caktuar dhe vlerës së drejtë të aktiveve neto të identifikueshme. Metoda e plotë e emrit të mirë kërkohet detyrimisht nga GAAP e SHBA dhe lejohet si një opsion nga SNRF (përveç metodës së pjesshme të emrit të mirë).Egzistojnë edhe disa metoda të tjera për llogaritjen e emrit të mirë siç janë metoda e kapitalizimit që merr për bazë vlerën e fitimeve mesatare duke i zbritur kapitalin punues si dhe metoda e superfitimeve e cila llogaritet sipas formulës : Superfitimet x (100/Raporti normal i kthimit). Edhe pse emri i mirë është i listuar si një aktiv, ai nuk mund të blihet ose të shitet si i veçantë përveç rastit të tërheqjes së aksionarëve nga një kompani ose thënë më saktë me rastin e shitjes së aksioneve merret në konsideratë dhe si pasuri e tij llogaritet edhe Goodwill apo emri i mirë i kompanisë.Në bilancin e gjendjes ai paraqitet në këtë formë:AKTIVI Vlera PASIVI VleraMjetet xhiruese Xxxx Detyrimet xhiruese XxxxMjetet themelore Xxxx Detyrimet afatgjata Xxxx*Goodwill –Emri mirë Xxxx Kapitali aksionarë XxxxTotal Pasuritë Xxxx Total detyrimet dhe ekuiteti XxxxMirëpo shtrohet pyetja çka ndodhë nëse në një kompani njëri nga aksionarët dëshiron të shet aksionet e tij aksionarëve të tjerë të kompanisë?1. Përmes bilancit të gjendjes duhet të pasqyrohet gjendja reale e pasurisë dhe kapitalit aksionarë .2. Me rastin e shitjes së aksioneve duhet patjetër të merret në konsideratë edhe emri i mirë i kompanisë pasi që siq shihet në bilancin e gjendjes ai është një pasuri e ndërmarrjes dhe një pjesë të kapitalit të asaj pasurie ka edhe aksionari që dëshiron të shet aksionet e tij brenda ndërmarrjes.Sipas standardeve IFRS bizneset nuk duhet që të bëjnë amortizimin e Goodwill apo emrit të mirë por ndërmarrja duhet të monitorojë vlerën e emrit të mirë në periudha të ndryshme .Aksionari që shet aksionet gjithmonë duhet patur kujdes sepse përshkak se emri i mirë përbëhet nga vlera subjektive dhe gjithmonë egziston rreziku që të mos paraqitet vlera e saktë e tij me rastin e shitjes së aksioneve brenda kompanisë.Raporti i emrit të mirë është një raport që mat vlerën e emrit të mirë në një kompani duke krahasuar me nivelin e përgjithshëm të aktiveve të saj. Në thelb proporcioni i emrit të mirë me nivelin e përgjithshëm të aktiveve është një mënyrë për të parë se sa përqindje e aktiveve të një shoqërie varet nga vlera e emrit të mirë të kompanisë .Formula për llogaritjen e këtij raporti apo koeficienti është :REM=Emri i mirë / Totali pasurisëNjë raport i vogël i emrit të mirë tregon se ndërmarrja pjesën më të madhe të aktiveve të përgjithshme e përbën nga pasuritë e prekshme dhe është një ndërmarrje e qëndrueshme sepse aktiviteti më i madh I saj varet nga pasuria e prekshme .Nëse ky raport fillon të rritet me shpejtësi, mund të tregojë se kompania është në një zbavitje blerëse dhe nëse një kompani po rrit asetet e saj të përgjithshme duke blerë kompani të tjera(ose duke blerë aksionet brenda kompanisë ) ku pjesë e tyre është edhe emri i mirë atëherë një pjesë gjithnjë e më e madhe e aktiveve të sapo formuara mund të çojë në paqëndrueshmërinë e ardhshme në nivel të aseteve për kompaninë e sapoformuar.Prandaj kompania duhet me vullnet të mirë dhe me aspekt profesional të ndikojë që emri mirë të ketë vlerë reale duke mos dëmtuar dhe njëkohësisht duke i’u shmangur mashtrimit sepse informatat joreale qojnë deri në vendimet e gabuara.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni