Kreu Ekonomi Qka janë Asetet afatgjata?

Qka janë Asetet afatgjata?

nga Flamur Berisha

• Pasuria kryesore fikse përdoret në shumë periudha afariste prandaj është e domosdoshme që edhe kosto e tyre të shpërndahet në mënyrë periodike në kostot e periudhave kontabël në të cilat ato përdoren.
• Kjo pasuri kryesore zhvlerësohet gradualisht. Zhvlerësimi(amortizimi) i tyre për çdo periudhë kontabël përfaqëson një lloj të shpenzimeve operuese të periudhës. Përveq tokës në të cilën nuk investohet me qëllim të rritjes së cilësisë së përdorimit të gjitha mjetet tjera kryesore fikse janë objekt i zhvleresimit / amortizimit.


• Kurse për burimet natyrore siq janë pyjet, liqenet, minierat, etj, shpenzime të periudhës janë sasitë e harxhuara nga prerja e drunjëve, nxjerrja e mineraleve, etj,. Burimet natyrore nuk zhvleftësohen por harxhohen.
• Vlerësimi i kësaj pasurie në datën e përpilimit të bilancit bëhet në mbështetje të parimit të shpenzimeve historike(vlerës
fillestare) të furnizimit.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni