Kreu Ekonomi Qka janë transaksionet e kontrolluara?

Qka janë transaksionet e kontrolluara?

nga Flamur Berisha
  1. Për qëllime të këtij Udhëzimi Administrativ transaksion i kontrolluar është çdo transaksion midis palëve të
    lidhura, kur:
    1.1. njëra nga palët në transaksion është rezident dhe tjetra është jo rezident;
    1.2. njëra nga palët në transaksion është një jo rezident që ka një njësi të përhershme në Kosovë, së cilës i atribuohet transaksioni dhe pala tjetër është një person tjetër jo rezident;
    1.3. njëra palë në transaksion është një rezident dhe pala tjetër është një rezident që ka njësi të përhershme jashtë Kosovës, së cilës i atribuohet transaksioni; dhe
    1.4. çdo transaksion ndërmjet një rezidenti apo një jo rezidenti që ka një

seli të përhershme në Kosovë, së cilës i atribuohet transaksioni, me një rezident të një juridiksioni të caktuar me këtë Udhëzim Administrativ (e bashkëngjitur në shtojcën numër 1 të këtij Udhëzimi Administrativ).

  1. Transaksionet e kontrolluara përfshijnë të gjitha llojet e transaksioneve që mund të ndikojnë fitimin e tatueshëm të një
    tatimpaguesi, duke përfshirë, por pa u kufizuar në:
    2.1. transaksionet që përfshijnë mallra, siç janë lëndë të para, produkte të gatshme dhe të ngjashme;
    2.2. transaksionet e shërbimeve;
    2.3. transaksionet që përfshijnë pasuritë jo materiale, siç janë të drejtat e autorit, licenca, pagesat për përdorimin e
    patentave, markat tregtare, njohuritë, dhe të ngjashme, si dhe çdo pronësi tjetër intelektuale;
    2.4. transaksionet financiare, që përfshijnë qiratë, interesat, pagesat e garancive dhe të ngjashme; dhe
    2.5. transaksionet kapitale që përfshijnë blerjen ose shitjen e aksioneve apo investimeve të tjera, blerjen ose shitjen e aktiveve afatgjata materiale dhe jo materiale.
  2. Personi i lidhur konsiderohet se kontrollon efektivisht vendimet e biznesit të një personi tjetër nëse:
    3.1. mban ose kontrollon pesëdhjetë përqind (50%) ose më shumë të të drejtave
  3. të votës të personit tjetër, i cili është një person juridik;
    3.2. mund të kontrollojë përbërjen e bordit të drejtorëve të personit tjetër, i cili është një person juridik;
    3.3. ka të drejtën të shpërndajë pesëdhjetë për qind (50%) ose më shumë të fitimeve të personit tjetër;
    3.4. personi tjetër është i afërm ose palë e lidhur me një të afërm; dhe
    3.5. bazuar në fakte dhe rrethana të verifikuara, kontrollon vendimet e biznesit të personit tjetër. Barra e provës për të vërtetuar se një person kontrollon efektivisht vendimet e biznesit të një personi tjetër i përket Administratës Tatimore të Kosovës (në tekstin e mëtejmë ATK). Kapitali aksionar i zotëruar nga palë të lidhura të një personi merret në konsideratë në përcaktimin nëse ai person zotëron indirekt pesëdhjetë për qind (50%) ose më shumë të kapitalit aksionar në një tjetër person juridik.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni