Kreu Ekonomi Qytetarët vërshojnë bankat për tërheqjen e parave të Trustit

Qytetarët vërshojnë bankat për tërheqjen e parave të Trustit

nga Flamur Berisha

Fondi i Kursimeve Pensionale i Kosovës, tashmë ka nisur ekzekutimin e shumës së 10% për aplikimet e realizuara më datë 11 dhjetor 2020.

Për informim, më 11 dhjetor kanë aplikuar 219,729 kontribuues dhe për ta do të shpaguhen rreth 112.2 milionë euro.

E menjëhërë është vërejtur fluksi i qytetarëve që po presin para bankomatave për tërheqjen e parave.

Ndërkohë, Trust ka apeluar qytetarët që të shmangin vizitat fizike nëpër banka.

Ndërsa nesër, më 22 dhjetor, do të ekzekutohen pagesat për aplikimet e realizuara prej 12 deri 17 dhjetor 2020. Edhe ato presim të dalin në llogari brenda 24 orëve të tjera. Këtu përfitues janë 137,543 kontribuues me rreth 58.3 milionë euro.

Shuma totale e aplikimeve në 7-ditëshin e parë, prej 170.5 milionë euro, është e përbërë nga: kontributet në masën 137.7 milionë euro dhe fitimet nga investimet në vlerë 32.8 milionë euro.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni