Kreu Ekonomi Qytetari gjen 100 euro para bankomatit, kërkon pensionerin që tja kthejë

Qytetari gjen 100 euro para bankomatit, kërkon pensionerin që tja kthejë

nga Flamur Berisha

Një qytetar mitrovicas ka gjetur sot 100 euro para bankomatit të një banke në Mitrovicë.

Halil Qubreli ka thënë se ato duhet të jenë të ndonjë pensioneri që i kanë tërhequr sot.

Qubreli ka kërkuar që të gjendet disi pensioneri që i kanë rënë, duke ditur se edhe ashtu pensionet janë të ulta.

“Sot me date 24 04 21 ora 14:57 rrugen Mbretëresha Teutë Mitrovice, ne bankomatin e NLB bank I kom gjet kto 100 euro kto pare sigurisht i ka harru naj pensioner e lus allahun Qe ti bjen n sy ky postim ati Qe I ka harru e ta kalojm edhe kit sprov “, ka shkruar ai.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni