Kreu Ekonomi Rahoveci krijoni komisionin për vlersimin e dëmeve. Ka shtepi të dëmtuara nga vershimet e fundit.

Rahoveci krijoni komisionin për vlersimin e dëmeve. Ka shtepi të dëmtuara nga vershimet e fundit.

nga Flamur Berisha

Permes nje reagimi ne facebook kryetari i komunes se Rahovecit ka postuar ne facebook:

Sonte, me të parë gjendjen aktuale pas rreshjeve të shumta të shiut kemi mbajtur mbledhjen e Shtabit Emergjent të komunës së Rahovecit.

Rreshjet e shumta të shiut të cilat po vazhdojnë ende, po shkaktojnë probleme në disa zona në Komunën e Rahovecit.

Derisa moti të përmirësohet, probleme të tilla do të mund të na përsëriten andaj bëjmë thirrje që rastet tuaja ti adresoni në këtë numër emergjent:

*029-277-555- Njësia e zjarrfikësve-Rahovec

Drejtoria e Shërbimeve Publike me Njësinë e Zjarrfikësve dhe kompanitë e kontraktuara nga komuna jonë janë duke punuar pandërprerë, në mbrojtje të qytetarëve dhe pronave të tyre dhe evitimin e rrezikut nga vërshimet, por dëmet mund të jenë edhe më të mëdha, nëse kemi ende rreshje të shiut.

Ne do të jemi në terren dhe brenda kapaciteteve tona do të veprojmë.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni