Kreu Financa Reagojnë ministrat e qeverisë. Japin lajmin qe po e presin punetoret e kesaj kategorie

Reagojnë ministrat e qeverisë. Japin lajmin qe po e presin punetoret e kesaj kategorie

nga Kontabilisti

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka reaguar lidhur me shkrimet e mediave për lënien e dritave ndezur në objektin e qeverisë pas orarit të punës edhe përkundër krizës energjetike dhe thirrjes për kursim.

Ajo tha se zyrtarët e Ministrisë së Arsimit janë duke punuar edhe sit në mënyrë që para Vitit të Ri të realizohen pagesat për përfituesit e bursave STEM, për personat e përfshirë në projektin e-Mësimi.

“Edhe zyrtarët e MAShTI po punojnë edhe sot. Para Vitit të Ri do të realizohen pagesat për vajzat dhe gratë përfituese të bursave STEM, ashtu si dhe pagesat për mësimdhënësit, koordinatorët dhe redaktorët-lektorët që kanë qenë të angazhuar në procesin e projektit e-Mësimi, e të cilëve qeveria e kaluar nuk u kishte kryer obligimet për punët e realizuara sipas marrëveshjes”, ka shkruar Nagavci në Facebook.

Ajo gjithashtu shtoi se do kryhen pagesat edhe për librat shkollor.

“Me mbështetjen shtesë nga Qeveria e Kosovës me mbi 4 milionë euro do të kryhen edhe pagesat për librat shkollor”, shtoi tutje Nagavci.

Lidhur me shkrimet e mediave gjatë ditës ka reaguar edhe ministri i Financave, Hekuran Murati, i cili tha se një pjesë e stafit të Thesarit po punon më orar shtesë për tu siguruar se pagesat për shtesat për fëmijë e subvencionet kryhen para Vitit të Ri.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni